Për dashurinë dhe hijen

Autor:Isabel Allende ISBN: 978-99943-0-655-8 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 306Përktheu: Nasi LeraViti i botimit: 2021 Çmimi: 1200 Lekë

Në sfondin e një skenari të trazuar të shoqërisë kiliane, lind dashuria mes dy të rinjve gazetarë, të angazhuar në një hetim të rrezikshëm.

Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia. Dy të rinjtë, Irena dhe Fransiskoja, vihen në kërkim të saj, duke kaluar nëpër një rrugë të frikshme nga komisariatet në burgje, nga morgu në kampet e përqendrimit, ndërsa ankthi i diktaturës bëhet gjithnjë e më shumë mbytës.

Duke përshkruar në mënyrë pasionante rritjen sentimentale dhe etike të dy të rinjve, pas të cilëve fshihen fate kolektive tragjike, me një konstrukt të përsosur të një drame joshëse, Isabel Allende shpalos edhe një herë dhuntitë e rralla të rrëfyeses, që e bënë Shtëpinë e Shpirtrave një bestseller botëror.

Isabel Allende është sot ndër autorët më të botuar me romanet e saj: Shtëpia e Shpirtrave, Për Dashurinë dhe Hijen, Paula, Dashnori japonez, etj.

 

 

Nga Shtëpia Botuese “Dudaj – libra të tjerë të Isabel Allende:

Shtëpia e shpirtrave

Paula

Bija e fatit

Portret në sepje

Ishulli nën det

Vendi im i imagjinuar

Shuma e ditëve

Loja e Riper-it

Fletorja e Majës

Përtej dimrit

Qyteti i shtazëve

Mbretëria e Dragoit të Artë

Pylli i Pigmejve

Dashnori japonez

Petali i gjatë i detit