Atdheu

Autor:Toni Fejzula ISBN: 978-99943-0-755-5 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 305Përktheu: Bashkim ShehuViti i botimit: 2025 Çmimi: 1500 Lekë

Toni Fejzula e ka përshtatur “Atdheu”, një nga romanet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore në një roman grafik mbresëlënës, me një stil rrëfimtar, vizual dhe artistik të pakrahasueshëm.
Ditën kur ETA shpall fundin e luftës së armatosur, Bitori shkon tek varri i burrit të saj Çato, i vrarë nga terroristët, për t’i treguar se ka vendosur të kthehet në shtëpinë ku dikur kishin jetuar bashkë. Në shtëpinë që kishte qenë e detyruar ta linte, sepse prania e saj në atë fshat, pranë portave të San Sebastianit, nuk ishte më e dëshiruar: viktimat shqetësojnë. Por ajo, edhe pas kaq shumë vitesh, nuk kishte hequr dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe nga kërkesa për falje, nga gjetja e një rruge drejt një pajtimi të domosdoshëm për të gjithë njerëzit e përfshirë.
A do të mund ta zbulojë se kush qe i maskuari që, një ditë me shi, kishte vrarë burrin e saj, teksa kthehej nga puna? Sado që të kthehet fshehurazi, prania e Bitorit do ta trazojë qetësinë e rreme të fshatit, sidomos të fqinjës së saj Mirenit, dikur mike e ngushtë, e ëma e Joshe Marit, një terroristi të burgosur dhe të dyshuar për frikërat më të errëta të Bitorit. Çfarë ka ndodhur mes këtyre dy grave? Çfarë e ka helmuar jetën e fëmijëve dhe burrave të tyre, dikur aq të lidhur me njëri-tjetrin? Me plagët, dhembjet e fshehura dhe bindjet e patundura, historia e zjarrtë e jetëve të tyre para dhe pas kraterit që la vdekja e Çatos na flet për pamundësinë për të harruar dhe për domosdoshmërinë e faljes në një komunitet të thyer nga fanatizmi politik.
Fernando Aramburu me “Atdheu”-n pati një sukses të madh ndërkombëtar. Pas Çmimit të Kritikës në Spanjë, fitoi në Itali Çmimin “Strega Europeo” 2018 dhe Çmimin Ndërkombëtar Letrar “Giuseppe Tomasi di Lampedusa”.
Toni Fejzula është profesor në Shkollën Joso të Barcelonës dhe ilustrator. Veprat e tij janë botuar në gjithë Europën dhe Shtetet e Bashkuara. Ai e ka përshtatur “Atdheu”-n, një nga romanet më të rëndësishme të peizazhit letrar bashkëkohor në një roman grafik mahnitës, me një stil rrëfimtar, vizual e artistik krejt origjinal.