KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Arbëria Venedike 1392-1479
“Në historinë e Gadishullit Ballkanik shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe Artës. Pushtimi osman i Europës Juglindore u krye kudo në mënyrë të dhunshme, megjithatë asgjëkund popullatat vendase nuk i përballuan ushtritë e sulltanëve për një kohë aq të gjatë si në Arbëri, ku prej betejës së Savrës (1385) e deri në fund të shekullit 15 në vende të ndryshme do të ngrihej përsëri e përsëri flamuri i kryengritjes. Këmbëngulja e mbrojtjes arbre shpjegohet me natyrën e thepisur të vendit, me vullnetin e spikatur të vendasve kundër një pushteti të fortë qendror, me aftësitë ushtarake të arbërve dhe me gjeninë strategjike të prijësit të tyre të një kohe, Skënderbeut; megjithatë kjo qëndresë nuk do të kish qenë e mundur në një periudhë të gjatë pa afërsinë gjeografike me Italinë dhe hapësirën adriatike. Vetëm kontakti ekonomik me Venedikun dhe Raguzën bëri të mundur që të mbërrinin në Arbëri mjetet e nevojshme financiare dhe armatimet në këmbim të prodhimeve bujqësore; vetëm mbështetja ushtarake prej Napolit dhe Venedikut e shpëtoi Skënderbeun nga një disfatë e hershme. Fakti që arbërit në fund të fundit iu nënshtruan perandorisë së sulltanëve, nuk shpjegohet vetëm me epërsinë numerike dhe teknike të ushtrive osmane, por edhe me bashkimin e pakët të shtresës udhëheqëse arbre.”
“Historia e Venedikut në Shqipërinë, më saktë në Arbërinë mesjetare, siç nuk jemi mësuar ta lexojmë deri më tani. Venediku i zhveshur nga ngjyrimet e djallëzisë dhe lakmisë, në të vërtetë e vetmja fuqi perëndimore ku mbështetnin shpresat vendasit.
Me të gjitha hollësitë e mundshme, me vështrimin e mprehtë për detajin dhe aftësinë për të ndërtuar një tablo të madhe, Oliver Jens Schmitt vë themele të qëndrueshme për historinë mesjetare të vendit tonë.” – Ardian Klosi