Një ditë e gjatë udhë drejt natës

Autor:Eugene O'Neill ISBN: 978-99943-0-196-6 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 212Përktheu: Artur LenaViti i botimit: 2011 Çmimi: 700 Lekë

“Një ditë e gjatë udhë drejt natës”, dramë që ka fituar çmimin Pulitzer, u shkrua në vitin 1940 dhe u botua më 1956, pas vdekjes së autorit. Përfshirja në të e disa faqeve që zbulohen rishtas, e bëjnë si tekstin bazë për studentët, studiuesit dhe të gjithë njerëzit e teatrit. Vetëm një shkrimtar me talent dhe ndjesi kaq të spikatura si Eugene O’Neill-i mund t’i hapë perdet e dhomës ku ruhen sekretet e familjes së tij e t’ju lejojë të zhbironi në sekretet e familjeve tuaja.

Një ditë e gjatë udhë drejt natës është drama më madhështore e njërit prej dramaturgëve më të mëdhenj të botës. – HOZE QUINTERO, regjisor i shquar amerikan.

Kjo është drama e fundit dhe më e realizuar e O’Neill-it; një veprim mëshirëplotë ndaj familjes dhe jetës së tij. – ARTUR MILER, dramaturg

“Një ditë e gjatë udhë drejt natës” është bërë tashmë një libër klasik jo vetëm i teatrit amerikan, por edhe i atij botëror. Dhe, përveç vendit të shquar që zë në letërsi, kjo vepër është një çelës i vyer për të kuptuar evolucionin krijues të autorit. Ajo shërben si udhërrëfyes i jetës dhe artit të O’Neill-it. – BARBARA GELB, biografe e O’Neill-it