KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Një bashkëshort si shpirt
A ju ka ndodhur ndonjëherë, gjatë pushimit të drekës, të nxitoni për të mbaruar një punë dhe, fare rastësisht, të shihni bashkëshortin tuaj të ulur në një tryezë restoranti në shoqërinë e një flokëverdhe, ndërsa mendonit se ndodhej në zyrën e tij, i përkulur mbi letra? Jo? E pra, Albertës i ndodhi. Dhe në mendjen e saj prej bashkëshorteje besimplotë ngjallet një dyshim i tmerrshëm. Papritur, të gjitha siguritë e martesës së saj u shkrinë nën rrezet e pamëshirshme të qartësisë.
E mësuar ngaherë të ndihej e shpërfillur, sidomos nga seksi tjetër, një ditë kishte takuar atë burrë shumë të pashëm, i cili, në mënyrë të pabesueshme, e kishte vënë re dhe i ishte vardisur si një kavalier i qëmotshëm, derisa u martua me të. Por tani, pa e kuptuar, Alberta është bërë e parëndësishme edhe për të…
Dikush ka thënë se yjet janë engjëj mbrojtës dhe se zbresin në Tokë kur kemi nevojë për ndihmën e tyre. Alberta pa një yll që u këput dhe e gënjeu mendja se ishte ogur i mirë. Ndonjëherë, edhe shenjat e qiellit mund të të gënjejnë. Ose, ndoshta, gabimi është në sytë e atij që e shikon.
Kush tha se burrat nuk dinë ta befasojnë një grua?