KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë175
- Biografi & Kujtime20
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane50
- Letërsi Europiane214
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi38
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
NË SOFRËN E HËNËS
Ky libër nuk është një përmbledhje formulash për qoka, por një dokument politik. Këto tekste u janë drejtuar kryesisht, por jo ekskluzivisht, myslimanëve shqiptarë. Ato që thuhen në këto përshëndetje na e bëjnë të pamundur që t’i neglizhojmë thjesht si retorikë e prodhuar për përdorim politik të momentit. Në to, gjejmë, nga një fjalim në tjetrin, prezantimin e një vizioni transformues mbi marrëdhënien midis shtetit dhe fesë në Shqipëri, e përkitazi Islamit.
Dikotomia kundërshtuese midis Islamit dhe Europës e ka shoqëruar shqiptarin modern si një tension i brendshëm, si një paradoks. Studiuesit e shkencave sociale dhe historianë mund të problematizojnë ngurtësinë reduktuese të këtij botëkuptimi, por imagjinata kolektive rrallëherë toleron kompleksitetin.
Në këtë libër, Kryeministri i Shqipërisë flet për islamin e shqiptarëve përtej këtij problematizimi. Islami, për të cilin ai flet, gjendet përtej reduktimit gjeografik Lindje/Perëndim. Kjo qasje nuk ka si mos jetë edhe qasja e myslimanëve shqiptarë. Në Kapitullin e Dritës në Kuran thuhet: Drita e Zotit nuk i përket ekskluzivisht Lindjes apo Perëndimit.





