KOLANA
Nazisti dhe berberi
“Quhem Maks Shulc, jam beqar; ndonëse djalë me prejardhje të pastër ariane, jam i biri i Mina Shulcit…” Kështu e fillon Edgar Hilsenrath-i romanin e tij të famshëm për njeriun e SS-ëve dhe vrasësin e shumëfishtë, i cili, kur përfundon lufta, zhytet në rolin e viktimës së tij, Icig Finkelshtajnit, dhe bën para në tregun e zi të Berlinit me një thes me dhëmbë të florinjtë, ndërsa më pas emigron dhe bëhet një qytetar i nderuar dhe pronar i një salloni parukerie në Tel-Aviv.
“Kjo iniciativë, sa delikate, aq edhe e çartur, flet për autorin, gjuhën e përdorur prej tij, e cila harliset shfrenuar, por megjithatë shpesh godet në shenjë dhe shpalos një poezi të zymtë e mbase edhe të qetë.” – Heinrich Böll
“Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij ‘Nazisti dhe berberi’ – një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët… një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.” – Der Spiegel