Monarku i hijeve

Autor:Javier Cercas ISBN: 978-99943-0-675-6 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 262Përktheu: Bashkim ShehuViti i botimit: 2022 Çmimi: 1200 Lekë

Pas suksesit të librit “Mashtruesi”, Javier Cercas rikthehet me një roman të fuqishëm, përfshirës, dhe dhimbshmërisht të nevojshëm. Në qendër është jeta e shkurtër e një djaloshi i cili në vitin 1936, në fillim të luftës civile, u përfshi në ushtrinë e gjeneral Frankos dhe dy vjet më vonë u vra në betejën e Ebros. Ky djalosh, që kishte luftuar për një kauzë të padrejtë dhe kishte vdekur në anën e gabuar të historisë, ishte xhaxhai i nënës së Javier Cercas-it, i cili sot ndien detyrimin të kuptojë arsyet e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që të mund ta ndajë të vërtetën nga gënjeshtra. Rezultat është ky libër që ecën me hapa hipnotike, plot me aksion, emocion dhe ironi, i cili na rikthen në temat thelbësore të rrëfimtarisë së Cercas-it: natyra poliedrike dhe misterioze e heroit, ambiguiteti i pashmangshëm i çdo rikonstruktimi historik, vështirësia e të marrit të përgjegjësisë të së shkuarës sate, mbi të gjitha kur ajo nuk është komode.

“Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.

 

Javier Cercas u lind në Caseres, më 1962. Është shkrimtar dhe gazetar spanjoll, vepra e të cilit është përkthyer në më se tridhjetë gjuhë dhe vlerësuar me çmime të shumta. Nga shtëpia botuese “Dudaj” është botuar libri i tij “Mashtruesi”.