KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Mëndafshi francez
Sandra Brown është autore e dhjetëra romaneve bestseller të New York Times-it, si: Atje ku ka tym, Mëndafshi francez, Fryma e skandalit, Imazhi i pasqyrës, Rrjeta e mëndafshtë, Enigma etj. Librat e saj janë botuar në mbi 21 vende. Ajo jeton në Teksas me bashkëshortin dhe dy fëmijët.
Si vetë qyteti i Nju-Orleansit, Klara Laurenti është një bukuroshe magjepsëse, e rrethuar me mistere e të fshehta. Ajo është përpjekur shumë për ta shndërruar biznesin e saj, “Mëndafshin francez”, që prodhon të brendshme grash, në një sukses të përbotshëm. Por një ditë një ungjilltar televiziv gjendet i vrarë me tre plumba dhe Klara dyshohet si vrasëse.
Ndihmësprokurori i qarkut, Robert Kesidi, e kupton se ajo e gënjen vazhdimisht gjatë hetimeve të tij për vrasjen, megjithëse joshet gjithnjë e më shumë nga bota dhe shpirti i saj. Por as dashuria e Kesidit dhe as mëtimet e saj për pafajësi nuk mund ta shpëtojnë Klarën, derisa ajo zbulon një të vërtetë tronditëse, të cilën ishte betuar ta merrte me vete në varr.
“Konfliktet ndizen dhe tensioni rritet gjithnjë e më shumë… qindra faqe me vrasje, intrigë e histori dashurie, që lexohen me një frymë.” – USA Today
“Brown e ka përsosur stilin e të shkruarit dhe ka bërë një hap përpara. “Mëndafshi francez”, romani i saj më i ri, ndërthur dashurinë e intrigën dhe ka një subjekt të shtjelluar bukur. Nëse ju pëlqen të lexoni LaVyrle Spencer e Danielle Steel, merrni “Mëndafshin francez”. Nuk do të zhgënjeheni.” – Cleveland Plain Dealer