Më në fund gjykatës

Autor:John Grisham ISBN: 99943-33-36-4 Kolana: Përktheu: Etleva Hoxha ÇepeleViti i botimit: 2005Nr. faqe: 378 Çmimi: 1000 Lekë

Në vitin 1970, njëra nga gazetat më të suksesshme javore, The Ford County Times, falimenton. Për habinë e të gjithëve, pronësia e kësaj gazete i kalon një 23-vjeçari të përjashtuar nga universiteti, Uilli Treinërit.

Perspektiva e gazetës duket e zymtë, deri në kohën kur një nënë e re përdhunohet brutalisht nga një vrasës që i përket familjes famëkeqe të Pexhitëve. Me të rrëfyer Uilli Treinëri aktin e shëmtuar deri në hollësi, gazeta fillon të ecë. A do të gjykohet i paprekshmi Deni Pexhit? A është burgimi i përjetshëm në të vërtetë i tillë në Misisipi, sidomos për Pexhitët? Cili do të jetë gjykatësi i fundit i çështjes?