KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Kusuret e zotit Shyti
Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, “Gjakimit”, nuk i gjendet më as nami as nishani. Asgjë për t’u habitur, e dashur Mirzë, i tha kësaj Shyti, i kënaqur që iu dha shkasi për këtë shpjegim të nevojshëm. Jetojmë në kohëra kur shkrimtari o është hero a VIP i dalldisur, o është një kurrkush, një zero, një hu i harruar që veç sa lëshon hije; në kohëra kur publiku kërkon të lexojë për ty, jo të lexojë ç’ke shkruar ti. Tani ne shkrimtarët nuk rrëfejmë dot më, veç na rrëfejnë, përfundoi z. Shyti, i mallëngjyer, madje gati elegjiak, ngaqë e kish përfshirë veten, si pa dashur, në një racë të zgjedhur. Ja ku më dolët në shteg, pra, ia preu Mirza; por mbajini mend këto fjalë, që të m’i thoni prapë, kur t’ju ftoj në emision.
Publicisti dhe studiuesi Ardian Vehbiu, që jeton në New York, njihet nga lexuesi shqiptar, mes të tjerash, për esenë “Kulla e Sahatit” (K&B, 2003), polemikën “Kundër purizmit” (Dudaj, 2012), librin me tregime “Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit” (K&B, 2011), studimin “Shqipja totalitare” (Çabej, 2008), fitues i çmimit kombëtar “Gjergj Fishta” në 2009, esenë “Sende që nxirrte deti” (Dudaj, 2013), fituese e çmimit “Ardian Klosi” në 2014 dhe romanin “Bolero” (Dudaj, 2015). Vepra e tanishme, “Kusuret e zotit Shyti”, rimerr bëmat e personazhit të “Ndërhyrjeve të zotit Shyti” (Dudaj, 2016) dhe është libri i tij i trembëdhjetë në shqip.