Kujtimet e një geishe

Autor:Arthur Golden ISBN: 978-99927-50-68-5 Kolana: Nr. faqe: 578Përktheu: Rezarta ResoViti i botimit: 2003 Çmimi: 1100 Lekë

PËR MË SE NJË VIT NË LISTËN E BEST-SELLERVE TË “NEW YORK TIMES”-IT

 

 

“Magjepsës, i fantazuar deri në imtësi… një roman që nuk të lejon ta mbash mbyllur”. – Newsweek

 

Një magji artistike dhe një best-seller që të rrëmben. Ky roman brilant, me një origjinalitet të madh dhe lirizëm të zgjedhur, na njeh me rrëfimet e vërteta të geishës më të famshme të Japonisë.

 

Me “Kujtimet e një geishe” ne hyjmë në një botë ku pamja e jashtme ka vlera të jashtëzakonshme, ku virgjëria e një vajze i jepet si mall ankandi atij që ofron më shumë, ku gratë stërviten të mashtrojnë burrat më të pushtetshëm dhe ku dashuria ndëshkohet si iluzion. Është një vepër letrare e papërsëritshme dhe shumë e suksesshme e stilit fiction – romantike, erotike dhe që të mban në ankth.

 

“Duke qenë pjesërisht roman historik, pjesërisht përrallë, pjesërisht romancë dikensiane, Kujtimet e një geishe e fut lexuesin në një botë ekzotike. Një paraqitje e jashtëzakonshme dhe mbresëlënëse”. – The New York Times