Kufiri prej pëlhure

Autor:Mimoza Veliu ISBN: 978-99943-0-806-4 Kolana: Gjinia: , Viti i botimit: 2026Nr. faqe: 270 Çmimi: 1200 Lekë

 

Një aksident. Një telefonatë. Një dyshim që vë në lëvizje një qytet të tërë. Dhe gratë, ah, gratë…

 

Ky roman hedh dritë mbi strukturat e ndërlikuara politike në Ballkan dhe pasojat e tyre të thella në jetën e njerëzve. Me një ndjeshmëri të veçantë, autorja tregon se si këto realitete prekin në mënyrë disproporcionale gratë, duke zbuluar njëkohësisht plagët që mbart e gjithë shoqëria. Përmes një rrëfimi të fuqishëm dhe të angazhuar, vepra hap një hapësirë të rëndësishme për reflektim dhe dialog. 

LORETA SCHILLOCK

 

 

Në këtë roman, Mimoza Veliu arrin të bëjë të dukshme në mënyrë mbresëlënëse se si përjetohet përkatësia, si formohet në mënyrë individuale “të qenit” dhe si, njëkohësisht, vazhdon të ndikojë një përkatësi tjetër kulturore. Rrëfime të tilla hapin hapësira për mirëkuptim – dhe jam e bindur se mirëkuptimi i vërtetë është një parakusht thelbësor për lidhje. 

 

KRISTINE NRECAJ

 

 

Figura e protagonistit kryesor mbart një dimension të fortë identitar. Ai lëviz mes dy botëve, duke ndier njëkohësisht përkatësi dhe distancë ndaj vendit të origjinës. Kjo përvojë e dyfishtë i jep romanit një rezonancë të veçantë përtej kontekstit lokal.

 

SEVI AGOLLI