KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë163
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane202
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Konflikti dhe bashkëpunimi në Marrëdhëniet Ndërkombëtare
“Ndonjëherë edhe studiuesit e mirëfilltë duken gati të pakuptueshëm kur flasin rreth çështjeve kryesore të politikave botërore; politikëbërësit flasin me gjuhë të koduar e në shumë raste arrijnë edhe në nivele banale. Megjithatë, me profesor Joseph Nye nuk ndodh kështu. Siç do ta shohë çdo lexues, ky libër është i kthjellët, i drejtpërdrejtë dhe i përmbledhur.” – Shkëputur nga parathënia prej Robert O. Keohane
Ky libër është shkruar nga studiuesi i famshëm Joseph Nye dhe bashkautori i tij David Welch. Libri mund të konsiderohet një hyrje sa koncize, aq edhe depërtuese në thellësinë e politikës botërore në epokën bashkëkohore që si kryefjalë të saj ka ndërvarësinë. Ky tekst shfrytëzon mjeshtërisht mësimet nga teoria dhe historia për të shqyrtuar konfliktin dhe bashkëpunimin midis aktorëve globalë, duke u ofruar kësisoj lexuesve një analizë të qartë e të qëndrueshme. Përmes sistemit global financiar dhe atij qeverisës lexuesi njihet me tërësinë e veprave klasike që janë bërë për luftërat e shekullit XX dhe ato të shekullit XXI, duke ofruar kështu një hulumtim të thukët e provokues mbi marrëdhëniet ndërkombëtare sot.