Kaotika – Problemet e menaxhimit dhe marketingut në kohën e turbullirave

Autor:Philip Kotler & John A. Caslione ISBN: 978-99943-0-195-9 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 228Përktheu: Florian AgalliuViti i botimit: 2011 Çmimi: 1000 Lekë

“Është një fakt i thjeshtë dhe thellësisht i rëndësishëm se praktika e menaxhimit ka nevojë të rishikohet po aq sa edhe ekonomia dhe sistemi ynë financiar, në përgjithësi. Kaotika është një fillim i mbarë i këtij procesi rishikimi – sidomos, për theksin që ajo vë mbi ngjizjen në thelb të qëndrueshmërisë së organizatave. Askush më mirë se Filip Kotler nuk mund të na e japë forcën e shtytjes, e cila na duhet patjetër për t’u ngritur lart.” – Tom Peters, bashkautor “Në kërkim të ekselencës”.

“Një libër pa precedentë – për kohë pa precedentë. Duhet të kthehet në lexim të detyrueshëm për çdo menaxher në botën e sotme kaotike.” – Marshall Goldsmith, autor i “Çka ju solli deri këtu, s’ju çon dot më larg” dhe i “A jeni gati për trashëgiminë?”

“Kotler dhe Kaslione kanë drejtimin perfekt të kohës. Kaotika na sjell njohuri të thella mbi normalitetin tonë të ri të turbulencës dhe të pasigurisë – të cilën shumica e kompanive nuk është e përgatitur ta përballojë. Kaotika është një manual i shkëlqyer strategjik për drejtuesit e biznesit dhe për organizatat e tyre, për të përballuar dhe tejkaluar çdo krizë, në të tashmen, si dhe kur ato të vijnë gjatë ‘”Epokës së Turbulencës’”. – Ferdinando “Nani” Falco Becalli, President dhe Shef Ekzekutiv, GE International

“Në kohë turbulence dhe rrezikshmërie të paprecedentë, është thelbësore të kërkohen mënyra të reja mendimi për t’iu qasur çështjeve tepër të rënda, me të cilat ndeshen drejtuesit e biznesit. Kaotika na siguron një analizë bindëse të problemeve dhe një program të duhur, për të lundruar përmes një mjedisi biznesi gjithnjë e më të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm.” – John Hanh, Drejtor Menaxhimi, Providence Equity

“Kur terri pushton qiellin, yjet më të ndritshëm shkëlqejnë më fort. Në botën e korporatave shkëlqejnë ata që kanë përqendrim strategjik, dhe jo ata që reagojnë instinktivisht me ulje të përgjithshme të kostove. Filip Kotler është ylli ynë më i ndritshëm në qiellin e zymtë të marketingut. Së bashku me strategun Xhon Kaslione, ai ka krijuar këtë libër të vlefshëm, të dalë në kohën e duhur, shumë praktik për ta drejtuar biznesin përmes këtyre kohëve të turbullta. Blijeni! Lexojeni! Veproni!” – Emeritus Professor malcolm McDonald, Shkolla e Menaxhimit, Universiteti i Cranfield, Mbretëria e bashkuar, autor i “Krijimi i një kompanie për klientët”.