Kafe e hidhur

Autor:Simonetta Agnello Hornby ISBN: 978-99943-0-552-0 Kolana: Nr. faqe: 384Përktheu: Adrian BeshajViti i botimit: 2019 Çmimi: 1000 Lekë

Sytë e mëdhenj dhe të thellë në formë bajameje, fytyra me tipare të rregullta, flokët e dendur ngjyrëgështenjë: bukuria e Marisë është nga ato që e magjepsin atë që hedh sytë mbi të, pikërisht ashtu siç i ndodhi Pietro Salës – që bie në dashuri me të me shikim të parë dhe kërkon dorën e saj pa pyetur për pajën – dhe, në mënyrë më pak të dukshme, mikut Xhozue, që është rritur nga babai i saj, dhe që Maria e konsideron një farë vëllai të madh. Maria është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, Pietroja tridhjetë e katër; ai është një qejfli i pasur, të cilit i pëlqejnë udhëtimet, bixhozi dhe femrat; ajo rrjedh nga një familje socialiste me ideale të mëdha, por me mjete të kufizuara. Megjithatë, martesa me Pietron rezulton një zgjedhje e lumtur: jashtë mureve të shtëpisë Maria zbulon një kuptim më të gjerë të jetës, një liri të jetuari që përkon me një perceptim të thellë të së drejtës për të pëlqyer dhe për t’u pëlqyer. Nëpërmjet erosit, vjen për të njohja e vetes dhe e dëshirave të veta, si edhe hapja ndaj të bukurës dhe ndaj një ndjenje shumë personale të drejtësisë.

Gjatë një pushimi në Tripoli, Maria zbulon edhe se nga çfarë përbëhet marrëdhënia, që deri atëherë në errësirë, e kishte lidhur me Xhozuenë. Fillon një histori e zjarrtë dashurie që mbulon më shumë se njëzet vjet takimesh, ndarjesh, kuvendesh të fshehta në pritje të një paqeje të re.

Simonetta Angello Hornby ka lindur në Palermo dhe që nga 1972-shi jeton në Londër, ku ka ushtruar profesionin e avokates për të mitur. Ka botuar me Fletrinelli-n “Menulara”, “Teto markezja”, “Gojë e kyçur”, “Erë e shpërbërë”, “Murgesha”, “Kuzhina e shijes së mirë”, “E keqja që duhet të rrëfehet”, “Rruga 20 Shtatori” etj. Romanet e saj janë përkthyer në mbarë botën dhe kanë fituar çmime të shumta.