KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë163
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane206
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi36
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Jetët e parrëfyera të Pipa Lisë
Ç’pjesë të jetës sonë fshehim, kur duam të krijojmë një jetë të qëndrueshme e të suksesshme prej të rrituri?
Pipa Lia kishte pikërisht një jetë të tillë në moshën 50-vjeçare, kur i shoqi, më i madh se ajo, një botues në pension, vendosi se duhej të shkonin në një shtëpi të moshuarish jashtë Nju-Jork Sitit. Befas, Pipa gjendet e kapur në grackën e asaj që e kishte ndërtuar vetë në mënyrë të gënjeshtërt. Fillon të humbasë mendjen dhe ajo çka kishte ndryrë në vetvete, fillon të tronditet. Hap pas hapi, ne fillojmë të marrim vesh të vërtetën e jetës së saj në rini dhe se si kjo e çoi deri në martesë – vite rebelimi dhe mospranimi, thyerje tabush dhe sfida të fuqishme.
“Jetët e parrëfyera të Pipa Lisë” është hulumtimi për një grua të zonjën, kureshtare dhe që vështrohet në shumë pamje – një portretizim tepër inteligjent i shumë jetëve përtej një emri të vetëm.
“Brilante… Përshkrimi që i ka bërë Miller personazhit kryesor është aq i hollësishëm dhe i vizatuar me dashuri, sa është e pamundur të mos zhytesh tërësisht në të.” – Nylon
“Miller rrëfen mrekullisht për një grua amerikane që rrëmon e rrëmon sërish në kërkim të lumturisë.” – The Believer
“Miller është një shkrimtare e mrekullueshme. Hulumtimi brenda jetëve të parrëfyera të Pipas është njëlloj sikur të hapesh një seri matrioshkash ruse, ku çdonjëra prej tyre rrëfen një histori më vete.” – The Observer (Londër)