Histori pa mbarim

Autor:Michael Ende ISBN: 978-99927-50-89-8 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 504Përktheu: Robert ShvarcViti i botimit: 2004 Çmimi: 1200 Lekë

Kujtdo që vjen në Fantastikë, Perandoresha-Fëmijë i jep një medaljon si shenjë pushteti pa kufi. “Bëj ç’të duash” shkruhet brenda në të dhe këtë Bastiani në fillim e interpreton kështu: “Bëj ç’të të dojë qejfi”. Kështu, zhytet gjithnjë e më thellë në strudelin e fantazisë pa fre, që të bën të harrosh. Por më në fund e kupton se kjo moto mund të ketë kuptimin: “Bëj atë çka të do zemra, atë çka ti e dëshiron me të vërtetë”.

Të mos kishte pasur Atrejun, shokun e tij, kurrë nuk do të kishte mundur të dilte nga ai vend pa kufij.

“Ka njerëz që kurrë nuk arrijnë të vijnë në Fantastikë dhe njerëz që arrijnë të vijnë, por mbeten përgjithmonë aty. Pastaj ka dhe ca të tjerë që shkojnë në Fantastikë dhe kthehen përsëri. Kështu si ti, Bastian. Dhe këta njerëz bëjnë që të dyja këto botë të jenë botë të shëndosha.”

 

“Fondi i letërsisë botërore për fëmijë dhe të rinj përkthyer në shqip, do të ishte pa dyshim i mangët sikur të mos figuronte në të edhe Libri i librave, të cilit kritika letrare nuk i vë kufij moshe për lexuesit: “Historia pa mbarim” e shkrimtarit shumë të njohur gjerman Mihael Ende.

Ky roman, i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me 10 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçantë, një gjinie të re letrare, të çliruar nga çdo lloj angazhimi të njëanshëm.”