Histori e shkurtër e botës

Autor:Ernst Gombrich ISBN: 978-99943-0-556-8 Kolana: Nr. faqe: 312Përktheu: Anila Omari Çmimi: 1000 Lekë

Një nga vlerat e mëdha të këtyre “rrëfenjave të vërteta” është se lexohen me një frymë. Ngjarje të së kaluarës, të shumë e shumë kohëve më parë, na duket sikur kanë ndodhur sot.

Tërheqës, plot dije dhe shembuj, Ernst Gombrich na shpalos të gjithë zhvillimin e njerëzimit. Kjo është historia e botës e rrëfyer nga një mëndje e ndritur: joshës si një roman, i pasur si një enciklopedi. Ky libër ka zënë vendin e vet të padiskutueshëm te klasikët.

 

ERNST GOMBRICH-u, njëri nga historianët më të rëndësishëm të artit në kohën tonë, ka lindur në Vjenë, më 1909. Më vonë, më 1936, u shpërngul familjarisht në Angli. Në studimet për artin shpreh edhe interesa filozofike dhe psikologjike, çka e kanë shtyrë t’u drejtohet sidomos problemeve metodologjike në fushën e artit. Veprat më të rëndësishme të tij janë: “Historia e artit e rrëfyer nga Ernst Gombrich-u” (e përkthyer edhe në shqip), “Kaluarthi në një bisht fshese”, “Figura dhe syri”, “Aby Walburg: një biografi intelektuale”, “Norma dhe forma: figura simbolike”, “Arti dhe iluzioni”.