KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë175
- Biografi & Kujtime20
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane50
- Letërsi Europiane214
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi38
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Hakmarrja vishet me Prada
Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur “Djalli vishet me ‘Prada’”.
Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën “një milion vajza do të vrisnin për ta pasur” punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.
Endi dhe Emilia, asistentja tjetër, kanë bashkuar forcat dhe kanë themeluar një revistë nusesh, e cila shënon sukses dhe josh shumë të reja. Endi shkruan dhe kujdeset për brendinë. Emilia merret me festat dhe reklamimin si një gjë që di ta bëjë fort mirë. Ndërkohë Endi ka takuar dashurinë e jetës së saj, Maks Harrisonin, pasardhës i një familjeje të njohur në botën e medies: me besim në vete, i suksesshëm dhe tejet i pashëm. Dasma e tyre mbulon të gjitha faqet e medieve sociale, ndërsa miqtë dhe familja bashkohen për të festuar me çiftin e shkëlqyer. Endi është në qiell të shtatë, por karma është një gjë e poshtër. Mëngjesin e dasmës, Endit i rikthehet e shkuara, ndërsa zbulon një letër sekrete me të dhëna kompromentuese… dhe gjithçka kthehet në makth. Ajo kupton se asgjë – as burri i saj apo karriera e shtrenjtë – nuk është ashtu siç duket. Nuk do t’i kishte shkuar kurrë nëpër mend se rruga e saj do të kryqëzohej sërish me atë të “Djallit”, dora vetë.





