Gjysmëhumburi

Autor:Sally Green ISBN: 978-99943-0-568-1 Kolana: Përktheu: Leonard DokaViti i botimit: 2019Nr. faqe: 312 Çmimi: 1000 Lekë

Natani po vrapon përsëri.

Gjurmuesit e Shtrigave të Bardha janë hedhur në sulm. Çdo Shtrigë e Zezë është në rrezik.

Tanimë Natani është më i fuqishëm se kurrë ndonjëherë, porse është gati të humbasë mendjen. Që të mbrojë Aleancën nga rrënimi, atij i duhet të bëhet arma vendimtare e saj. Dhe që të shpëtojë një shoqëri që e urren, i duhet të rrezikojë duke humbur gjithçka që ka në zemër.

Përfundimi drithërues i trilogjisë fenomenale “Gjysmëkeqi”, së shpejti edhe në ekranin e madh.

SALLY GREEN jeton në veriperëndim të Anglisë. Ajo ka kryer punë të ndryshme derisa, në vitin 2010, zbuloi dashurinë e saj për të shkruar dhe që prej asaj kohe nuk reshti më. Ajo rrit pula, bën reçelra të shijshme, nuk e ka qejf hekurosjen, i pëlqen të ecë nëpër Uells, qoftë edhe kur bie shi.