KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë163
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane205
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi36
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Fjalor Familjar
<< Fjalor familjar rrëfen historinë e një familjeje hebreje dhe antifashiste, Levi-t, të vendosur në Torino në fillimvitet 30-të dhe 50-të…Rrëfimi nis nga e vërteta jo nga imagjinarja. Është një grusht kujtimesh që mbijetuan vetëm në sajë të kujtesës së fjalëve, shprehive, mënyrave të të shprehurit, frazave të dëgjuara të përsëriten kaq herë në familje, të hedhura ashtu thjesht, pa u menduar, nga vëllezërit më të mëdhenj dhe prindërit, fraza dhe fjalë furacake pa peshë, që zakonisht humbasin në kohë dhe harrohen sapo rritesh dhe largohesh nga shtëpia. Besnikëria dhe dashuria për këto fjalë…ngjallin tek autorja e Fjalorit kujtime që nuk dinë të vdesin, kujtime të gjalla, të fuqishme, që gjenerojnë për arsye përshoqërimesh të pavullnetshme një histori, një vizatim, ose, nëse do, një roman ku grumbullohen njerëz dhe fate të ndryshme…>>.
Cesare Garboli
<<Përgjatë fëmijërisë dhe adoleshencës sime gjithmonë kam menduar me vete se duhet të shkruaja një libër që të rrëfente për njerëzit që jetonin atëherë përreth meje. E pra ky është, pjesërisht, ai libër: por vetëm pjesërisht, sepse kujtesa është e ndryshueshme dhe sepse librat që trajtojnë realitetin, shpesh, nuk janë veçse ca dritëza të dobëta dhe copëza të asaj që kemi parë e dëgjuar».
Natalia Ginzburg (Palermo 1916 – Romë 1991)