Epoka e trazirave

Autor:Alan Greenspan ISBN: 978-99943-0-183-6 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 611Përktheu: Aristotel PanoViti i botimit: 2011 Çmimi: 2000 Lekë

“Kujtimet më të mahnitshme të një njeriu të brendshëm të Uashingtonit, që nga kujtimet e Katharine Grahamit para një dekade…Joshja e librit të Greenspan-it lidhet pikërisht me autoportretin e tij…Ai është një nga personalitetet më interesantë në historinë e demokracisë sonë?” – Michel Kinsley, The New York Times Book Review

“Epoka e trazirave” është përballja e pakrahasueshme e Alan Greenspan-it me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë. Duke ndjekur harkun e jashtëzakonshëm të udhëtimit të jetës së tij për më shumë se 18 vjet si kryetar i bordit të Rezervës Federale, në pjesën e dytë të librit “Epoka e trazirave”, dr. Greenspan-i ndërmerr një udhëtim të shkëlqyer në horizontin e ekonomisë globale. Mishërim i thelbit të një jete plot urtësi dhe mprehtësi, si dhe i shprehjes elegante të një botëkuptimi koherent, “Epoka e trazirave” do të mbetet një trashëgimi vetjake dhe intelektuale e Alan Greenspan-it.

“Zbavitës dhe mendjemprehtë… Greenspan-i është një orakull mjaft i zgjuar për ta pranuar atë që nuk e di…Një përulësi e tillë, që vjen nga një njeri aq i fuqishëm sa Greenspan-i, të çarmatos me çiltërsinë e saj, sikurse edhe ky libër interesant dhe mësimdhënës.” – Chuck Leddy, The Boston Globe

“Lexuesit do të kuptojnë se përsiatjet e dokumentuara të Greenspan-it të vënë shumë më tepër mendime se kujtimet e rëndomta të Uashingtonit.” – Michael Mandel, Businessweek