Engjëj dhe djaj

Autor:Dan Brown ISBN: 978-99943-33-25-9 Kolana: Nr. faqe: 480Përktheu: Amik KasoruhoViti i botimit: 2005 Çmimi: 1200 Lekë

Përpara se të shpërthente te “Kodi i Da Vinçit”, simbologjisti me famë botërore i Harvardit, Robert Langdoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë. Ajo çka ai zbulon, i kalon kufijtë e imagjinatës: një hakmarrje vrastare kundër Kishës Katolike, e kryer nga një sekt qindravjeçar – Të Përndriturit.

I prirë dëshpërisht për të shpëtuar Vatikanin nga një armë e fuqishme shkatërrimi në masë, Langdoni bashkëpunon në Romë me një shkencëtare të bukur e misterioze, Viktoria Vetrën. Të dy së bashku, ata përfshihen nga një ngut i ankthshëm në një gjueti kriptasht të damkosura, varresh misterioze, katedralesh të braktisura dhe kupolash që fshehin sekretet e botës… dhe rrugën e harruar prej kohësh tashmë: atë të të Përndriturve.

Engjëj dhe djaj  është një libër i magjishëm; e pata vërtet të vështirë ta lëshoja nga duart.” – Dale Brown, autor i best-sellerit Battle Born të New York Times-it

“Është thjesht brilant! Këto karaktere kanë thellësi… intriga është e zhdërvjellët, me zigzage, shpërthyese dhe befasuese. Kurse fundi… i papërfytyrueshëm.” – New Hampshire Sunday News 

Libra të tjerë nga Dan Brown: Mashtrimi i madh, Kodi i Da Vinçit, Simboli i humbur, Diabolus, Engjëj dhe djaj, Origjina.