E VËRTETA VËRTITET

Autor:Erion Mollaymeri Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 182Viti i botimit: 2023 Çmimi: 1000 Lekë

“Tregimet e vëllimit ‘E vërteta vërtitet’ dëshmojnë përsëri se Erion Mollaymeri e ka krijuar tanimë profilin e tij si një shkrimtar tepër serioz, me stil origjinal, të shprehur përmes një regjistri gjuhe të pasur, të përpunuar e të tingëllueshme dhe përmes universit letrar të veçantë që ndërton. Psikologjia e personazheve që lëvizin në këtë univers, me marrëdhëniet e tyre herë komplekse e herë të drejtpërdrejta, pasqyron dilemat e sotme ekzistenciale, të cilat përçohen me mjaft thellësi tek lexuesi, i cili vazhdon t’i interpretojë dhe t’i diskutojë edhe pas leximit.

Diana Çuli, shkrimtare

Historitë kanë përmbajtje të konsiderueshme të realitetit, të cilat mund t’ju shkaktojnë aludime, kruarje të kokës apo shtrembërime të fytyrës. Konsultohuni me hyrjen përpara
se të lexoni tregimet, duke marrë gjithnjë parasysh lidhjen
e ngushtë mes tyre sipas radhës.