Dy gota verë

Autor:Blerina Dodaj ISBN: 978-99943-0-0758-6 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 60Viti i botimit: 2025 Çmimi: 800 Lekë

Blerina Dodaj është juriste shqiptare me origjinë nga Mirdita. Është rritur në Shkodër dhe, në fund të adoleshencës, është vendosur në Durrës. Ajo ia njeh Shkodrës kurorën e bukur të rritjes së saj shpirtërore dhe estetike, një qytet që la gjurmë të thella në dashurinë për artin, feminilitetin, gjuhët e huaja, si dhe në formimin e ndjeshmërisë ndaj kulturës italiane dhe dialektit gegë.
Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Pas më shumë se një dekade përvoje si avokate dhe pedagoge, në vitin 2019 ajo mbrojti doktoraturën në shkencat juridike me vlerësimin maksimal.
Poezinë ka nisur ta shkruajë që në fëmijëri, por ky është libri i parë që ndan me lexuesin. Ndoshta kjo është mënyra e saj për të ruajtur lidhjen shpirtërore me vendin e origjinës, pas disa vitesh jetese në Mynih.

Gjuhën më të bukur mësova të flas,
kur ti “mam” nuk munde me më thirr.
E rrita veten dhe të ndoqa pas,
mësova sytë të t’i lexoj shumë mirë.