Diplomacia gjermane për çështjen shqiptare

Autor:Ismije Beshiri ISBN: 978-99943-0-609-1 Kolana: , Nr. faqe: 216Viti i botimit: 2020 Çmimi: 1200 Lekë

Ismije Beshiri ka lindur në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Shkollën fillore e ka kryen në vendlindje. Gjimnazin në Bremen të Gjermanisë dhe studimet në Ludëig Maximilian Universitet, München, në degën e Historisë së Europës Juglindore. Po aty ka vijuar studimet e magjistraturës në vitin 1993. Gjatë viteve të studimeve (1989-1994) ka punuar si përkthyese dhe gazetare për mediume të ndryshme gjermane, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Pas studimeve ka punuar një kohë si gazetare dhe analiste, pastaj si këshilltare politike për organizata të ndryshme ndërkombëtare, si OSBE, OKB dhe BE.

Autorja gjithashtu ka botuar artikuj dhe studime me temë nga politika dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

 

 

Kjo monografi e Ismije Beshirit është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare, sepse hedh dritë të re mbi qëndrimin e Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në vitet dramatike të revolucionit nacional shqiptar deri në shpalljen e pavarësisë dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Kjo vepër është rezultat i punës kërkimore-shkencore disavjeçare të autores në arkivat gjermane dhe austriake, çka sjell për herë të parë para publikut shqiptar dokumente ku dëshmohet interesimi dhe angazhimi specifik i shtetit gjerman për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, ndërkohë që fqinjët ballkanikë po planifikonin copëtimin e plotë të Shqipërisë.

 

Prof. dr. Gazmend Rizaj

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik