Dhoma e gazit

Autor:John Grisham ISBN: 978-99943-0-127-0 Kolana: Përktheu: Alina KaraulliNr. faqe: 576Viti i botimit: 2010 Çmimi: 1200 Lekë

Në korridoret e firmës më të mirë juridike të Çikagos, një avokat i ri është në pragun e një karriere të shkëlqyer. Por, ndërkaq, njëzetegjashtëvjeçari Adam Holl po rrezikon gjithçka për një vrasës të dënuar me vdekje dhe për një çështje të pamundur.

Njësia e Sigurisë Maksimale, burgu shtetëror i Misisipit: Sem Kejholli është një ish-anëtar i Ku Klus Klanit dhe një racist i pandreqshëm, i dënuar me vdekje për një bombardim fatal në vitin 1967. Kejhollit nuk i ka mbetur më asnjë mundësi – përveç njërës: një avokat i ri dhe liberal nga Çikagoja, që rastis të jetë i nipi.

Ndërsa ekzekutuesit përgatisin dhomën e gazit, protestuesit grumbullohen dhe kamerat televizive presin, Adamit i kanë mbetur vetëm pak ditë, orë dhe minuta që ta shpëtojë klientin e tij. Mes tyre është një humnerë turpi, gënjeshtrash familjare dhe sekretesh – përfshirë edhe sekretin që mund t’i shpëtojë jetën Sem Kejhollit… ose t’i kushtojë jetën Adamit.