KOLANA
Darka e fundit
Piktura! Ishte Zot, besim, dritë. Ishte lutje, pendim, falje. Ishte joshje, gënjeshtër, tradhti. Ishte bindje, akuzë, mosbesim. Ishte e shenjtë, hyjnore, frymë. Ishte materia që kishte munguar në fjalët e shkruara. Ishte mitër. Ishte grua. Ishte gjak.
Ajo çikëz buzëqeshja e tij enigmatike, si një copëz dhimbje, ia kishte bërë akull kockat që atëherë, sikur të dy ta kishin ditur se kurrë nuk do t’u mjaftonte oksigjeni në kocka nga mungesa e tjetrit. Tani i dhembnin kockat nga mungesa e tij dhe e kohës për ta kërkuar; tani as ëndrrën s’e kujtonte dot të plotë përveç zërit të tij, që dukej se nuk do t’i dilte më nga koka.