Çfarë të presësh kur pret një fëmijë

Autor:Heidi MurkoffSharon Mazel ISBN: 978-99943-0-567-4 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 633Përktheu: Lira SejdiniViti i botimit: 2019 Çmimi: 2000 Lekë

Bibla e shtatzënisë në Amerikë

Shpjegimi i shtatzënisë, përgjigjet për pyetjet rreth saj, çmitizimi i trupit tuaj që nga koka (çfarë t’u bëni atyre dhimbjeve të kokës) deri te këmbët (pse janë aq të ënjtura) dhe që nga shpina (si t’i ndalojmë dhimbjet e saj) deri te barku (pse nuk mund ta dalloni gjininë e foshnjës nga forma e barkut të nënës).

E përmirësuam edhe më shumë atë më të mirën

Prisni vetëm më të mirën! Ky botim i pestë, fare i ri (që nga kopertina e parë deri tek ajo e pasmja) është i mbushur me informacione të domosdoshme, mësime praktike, këndvështrime realiste, këshilla të lehta për t’u zbatuar si dhe me shumë fjalë qetësuese. Do të gjeni të rejat më të fundit rreth ekzaminimeve të shtatzënisë, cilat nga barnat janë të sigurta për t’u përdorur dhe mënyrat më aktuale të lindjes së foshnjës: që nga lindja në ujë deri te cezarianët e butë. Gjithashtu, e njëjta vëmendje i kushtohet edhe mënyrës suaj të jetesës gjatë shtatzënisë: që nga ushqyerja (përfshirë edhe tendencat e fundit të ushqimeve) deri te pirja e kafesë; që nga stërvitja (dhe puna) deri te seksi, udhëtimet, regjimi i bukurisë, kujdesi për lëkurën e shumë të tjera. Keni simptoma të shtatzënisë? Ju patjetër do të keni dhe do të gjeni një zgjidhje për të gjitha ato. Prisni më shumë se një fëmijë? Kemi një kapitull vetëm për ju. Prisni të bëheni baba? Ky libër ka menduar edhe për ju.

 

Përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja të shtatzënisë:

  • “Kur mund të blej një test shtatzënie për ta përdorur në shtëpi?
  • “Si mund të ushqehem për dy kur kam aq të përziera, saqë mezi mund të ushqehem edhe për një?”
  • “A mund ta vazhdoj kursin e aerobisë?”
  • “A duhet të ha peshk gjatë shtatzënisë? Ç’janë këto që po dëgjoj për djathin e butë?”
  • “A mund të punoj deri në ditën e lindjes? Cilat janë të drejtat e mia të shtatzënisë në punë?”
  • “Jam e mbuluar me njolla dhe puçrra. Ku është ai shkëlqimi i shtatzënisë?”