KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Politika dhe pasioni
Liberalizmi është egalitar në parim, por pse nuk bën më shumë që ta promovojë këtë barazi në praktikë? Në këtë libër, filozofi dhe teoricieni i shquar politik, Michael Walzer, kritikon teorinë liberale dhe tregon se në evolucionin e mendimit liberal bashkëkohor janë pasqyruar edhe ngjarjet më të rëndësishme.
Në versionet standarde të teorisë liberale, individë të pavarur gjykojnë se çfarë duhet bërë, por ndërkaq qytetarët organizohen, mobilizohen, arrijnë marrëveshje dhe lobojnë. Duke radhitur çështje të tilla shumë të diskutueshme, si multikulturalizmi, pluralizmi, ndryshimet, shoqëria civile dhe drejtësia raciale e gjinore, Walzer-i sugjeron mënyrat se si teoria liberale mund të rishikohet për ta sjellë atë më pranë kërkesave të barazisë. Duke kombinuar dijet e thella me njohuritë praktike, Michael Walzer bën një rivlerësim të doktrinave thelbësore të mendimit liberal. “Politika dhe pasioni” duhet të lexohet nga çdo njeri që është i interesuar për drejtësi sociale dhe për mënyrat nëpërmjet të cilave kërkojmë ta realizojmë këtë.