Banaliteti i së keqes

Autor:Hannah Arendt ISBN: 978-99943-0-651-0 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 384Viti i botimit: 2021Përktheu: Agim Doksani Çmimi: 1400 Lekë

“Otto Adolf Eichmann (Ajhman), bir i Karl Adolfit dhe Maria Sheferlingut, i kapur në një lagje periferike të Buenos Airesit mbrëmjen e 1 majit 1960, i transportuar në Izrael nëntë ditë më vonë, me avion dhe i nxjerrë para Gjykatës së distriktit të Jeruzalemit më 11 prill 1961, duhet të përgjigjej për pesëmbëdhjetë akt-padi, pasi kishte kryer, “në bashkëpunim me të tjerë”, krime kundër popullit hebre, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nën regjimin nazist, veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Hannah Arendt (Hana Arend) shkon në Jeruzalem si e dërguar e “New Yorker”. Merr pjesë në debatin e zhvilluar në sallën e gjyqit dhe në artikujt që do të shkruajë për gazetën do të nxjerrë në pah dhe do të studiojë imtësisht problemet morale, politike dhe juridike që qëndrojnë pas çështjes Ajhman. Prej këtej lind një libër polemizues: shtron pyetje që kurrë s’do të donim t’i shtronim, jep përgjigje që nuk e kanë sigurinë qetësuese të një manikeizmi të lehtë. E Keqja që Ajhmani mishëron i duket Arendit “banale”, ndaj dhe më e tmerrshme, sepse shërbëtorët e saj pak a shumë të vetëdijshëm nuk janë veçse burokratë të vegjël, gri. Kasapët e këtij shekulli nuk kanë “madhështinë” e demonëve: janë teknikë, i ngjasojnë shoshoqit dhe na ngjasojnë.