KOLANA
Aurora
Herta Myftiu ka lindur më 2 qershor 1979 në Kavajë. Prej disa kohësh jeton në Itali. Vijon studimet për gjuhë-letërsi. Ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme të poezisë. Krijimet e saj poetike janë botuar në disa organe të shtypit. Përveç letërsisë, ka pasion fotografinë dhe artet. “Aurora” është vëllimi i saj i parë me poezi.