Artemis Fowl (8) Gardiani i fundit

Autor:Eoin Colfer ISBN: 978-99943-0-434-9 Kolana: Gjinia: , , , Nr. faqe: 332Përktheu: Elona MistrovicaViti i botimit: 2016 Çmimi: 800 Lekë

Opal Koboi, armike e përbetuar e gjeniut dhe botës sonë, planifikon të asgjësojë racën njerëzore dhe të shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit. Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin. E kuptoni urgjencën e këtij mesazhi? Pa mendojeni pak: nëse mes atyre trupave gjenden edhe korba, drerë, rrëqebuj… apo fëmijë katërvjeçarë të quajtur Majls dhe Beket Fowl? Tamam ashtu. Vëllezërit e vegjël të gjeniut kriminal Artemis Fowl rrezikojnë të përfshihen në shkatërrimin e racës njerëzore. Prandaj jemi të detyruar të pyesim: a do t’ia dalin mbanë Artemisi dhe Magjistricë Shtupa, kapitene e policisë së karkanxhollëve, ta ndalin Opalin dhe të mos e lejojnë fundin e botës? Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.

“Ritëm i shpejtë, përgjigje të menjëhershme të shoqëruara me lojëra fjalësh që të bëjnë të qeshësh me të madhe.” – Independent

“Folklor, fantazi dhe magji të teknologjisë së lartë…

Tejet zbavitës.” – Observer

“I shpejtë, i gjallë dhe shumë zbavitës, një përzierje mes mitit dhe

modernes, magjisë dhe krimit.” – Time

“Një bashkim i ethshëm mes reales, imagjinatës dhe pajisjesh të magjepsura. Nga armët laser te fshirësit e kujtesës, deri tek anijet fluturuese të telekomanduara dhe kostumet kundër rrezatimit. Të gjitha këto e bëjnë botën e Xhejms Bondit t’i ngjajë një këndi lojërash për fëmijë.” – Guardian

Artemis Fowl 1 – Thesari i popullit

Artemis Fowl 2 – Aksidenti Arktik

Artemis Fowl 3 – Kodi i përjetësisë

Artemis Fowl 4 – Mashtrimi i Opalit

Artemis Fowl 5 – Kolonia e humbur

Artemis Fowl 6 – Paradoksi i kohës

Artemis Fowl 7 – Sëmundja e Atlantidës

Artemis Fowl 8 – Gardiani i fundit