Armik, mik, i dashur …

Autor:Alice Munro ISBN: 978-9928-176-26-4 Kolana: , Gjinia: Nr. faqe: 364Përktheu: Pranvera XheloViti i botimit: 2017 Çmimi: 1000 Lekë

Fituese e çmimit Nobel 2013

 

“E patëmetë dhe e pakrahasueshme… Një përmbledhje plot me perla… Kur është fjala për të evokuar pasigurinë e jetës dhe paparashikueshmërinë e dashurisë dhe dëshirës së ndaluar, Munro është klas më vete… Tregimet e saj me shpërfaqje të plotë të sjellin në mendje tregimet dhe novelat e Henri Xhejmsit dhe Tolstojit. Njëlloj si tek ata, tregimi i saj është madhështor, i mprehtë dhe nuk e kursen detajin e brendshëm dhe të kontekstualizuar. Fabulat e shtrira dhe shtjellimi i personazheve në shtresëzime të shumta afirmojnë kompleksitetin e pathjeshtëzueshëm të natyrës njerëzore.” – “Houston Chronicle”

“Disa ngjarje… mund ta ndryshojnë krejtësisht perceptimin se si duhet jetuar jeta. Për mbi 30 vite, Alice Munro ka prodhuar volume rrëfenjash të kësaj cilësie… Ky libër bart plot befasi, bashkë me ndjesinë e pakursyer të urtësisë se, ashtu si gjithë elikzirët, dashuria ngërthen në vetvete barabar ujë e zjarr.” – “The Wall Street Journal”

“Këto nëntë tregime të befasojnë aq fuqishëm dhe të emocionojnë aq shpejt, saqë, si me çdo vepër të madhe arti, joshesh të mendosh se mund të arrihet të përshkruhen a të përmblidhen…, por ato assesi nuk mund të perifrazohen… Nganjëherë ato janë mrekullisht të gjalla… Kjo autore mund të na hipnotizojë me strukturën dhe ngjyrën e diçkaje po aq të rëndomtë sa keçapi.” – Ann Beattie, “The Globe and Mail”

 

Alice Munro është rritur në Uingem, Ontario, dhe ka ndjekur Universitetin e Ontarios Perëndimore. Ka botuar mbi dhjetë përmbledhje me tregime, si dhe një roman, “Jetët e grave dhe të vajzave”. Gjatë karrierës së saj të spikatur është nderuar me shumë çmime dhe trofe, përfshirë tre Çmime Letrare të Guvernatorit të Përgjithshëm të Kanadasë, Çmimin “Giller”, Çmimin “Rea” për Tregimin e Shkurtër, Çmimin Letrar “Lannan”, Çmimin “W.H. Smith” për Librin, që jepet në Angli, Çmimin e Rrethit Kombëtar të Kritikës Letrare të Shteteve të Bashkuara dhe një Çmim Ndërkombëtar “Man Booker”. Tregimet e saj janë botuar në “The New Yorker”, “The Atlantic Monthly”, “The Paris Review”.