Botime Dudaj

 

Rama me gazetarin amerikan Fred Abrahams, çel diskutimet për librin e tij “Shqipëria e re”

Një gazetar amerikan, Fred Abrahams, i cili ka qenë dëshmitar okular i shumë zhvillimeve në Shqipëri, mbrëmjen e djeshme është pritur nga Kryeministri Rama në mjediset e COD në selinë e qeverisë. Aty, sëbashku me intelektualë të tjerë të ftuar, u zhvillua një diskutim dinamik mbi historinë e Shqipërisë 25 vitet e fundit, sikurse tregon vetë Rama,- dhe  biseda u bazua “mbi librin shumë të veçantë të Fred Abrahams “Shqipëria e Re – Nga diktatura në demokraci në Europë”.

Sipas kryeministrit, “libri i Abrahams, gazetar amerikan dhe dëshmitar okular i periudhës së ndryshimeve në Shqipëri, është shkruar në 25 vjet me radhë mbi përjetime, dokumenta arkivore në SHBA e në Shqipëri, intervista të panumërta e analiza, duke krijuar një pasqyrë që vjen për herë të parë si një reflektim profesional e i paanshëm i tranzicionit shqiptar.”

Na shkruani