Zhvillimi si liri

Autor:Amartya Sen ISBN: 978-99943-0-140-9 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 432Përktheu: Petraq PojaniViti i botimit: 2009 Çmimi: 800 Lekë

“I domosdoshëm… informues, depërtues, ngushëllues dhe optimist” – The Nation

“I shkëlqyer… Argumentimi i përgjithshëm “se liria është synimi dhe qëllimi kryesor i zhvillimit” gjen këtu një përpunim të plotë… Ky është një libër që e shpërblen mundin e lexuesit, jo vetëm për mençurinë gjakftohtë e praktike që tregon zoti Sen për çështje të vështira… Shprehës dhe depërtues”. – The New York Time

“Shkrimtarja Sen propozon një teori të zhvillimit ekonomik global, që është e fuqishme, madhështore dhe në të njëjtën kohë shumë e thjeshtë … Një punim frymëzues i njërit prej mjeshtërve të mëdhenj të shkencave shoqërore”. – The Boston Book Review

Zhvillimi si liri përmbysi mendimin e shkencave ekonomike të dekadave me radhë… I lexueshëm dhe i këndshëm për një auditor të gjerë… Zhvillimi si liri është një vepër klasike e kohës së vet”. – The Toronto Globe and Mail

“Është e vështirë të mos pajtohesh me Senin… (Argumentet e tij) në tërësi përbëjnë një korrigjim të dobishëm të urtësisë tradicionale dhe duhet t’u kushtohet gjithnjë e më shumë një vëmendje e veçantë në debatin e sotëm”. – Financial Times

“Ndryshe nga shumica e ekonomistëve që kanë fituar Çmimin Nobel, Sen është përqendruar në mirëqenien e atyre që ndodhen në shtresat e ulëta të shoqërisë, jo në efektivitetin e atyre që qëndrojnë në krye të saj.” – Chicago Tribune

“Amartya Sen i kthehet sërish traditës më të vjetër dhe më të pasur të vlerësimit të faktorëve të rendimentit ekonomik, që mbizotërojnë pjesën më të madhe të analizave ekonomike bashkëkohore, për sa u përket pasojave të tyre të përgjithshme shoqërore… Teza e tij ka pasoja thelbësore”. – Foreign Affairs

Zhvillimi si liri rrezaton një arsyetim përtëritës dhe gatishmërinë për të pranuar pikëpamje të kundërta”. – The Atlantic Monthly