Mos kërko falje për çfarë ke bërë

Autor:Mahmoud Darwish ISBN: 978-99943-0-757-9 Kolana: Gjinia: , , , , Nr. faqe: 229Përktheu: Agron IslamiViti i botimit: 2025 Çmimi: 1400 Lekë

Mahmoud Darwish-i konsiderohet një nga shkrimtarët dhe poetët më të rëndësishëm palestinezë, arabë dhe ndërkombëtarë, emri i të cilit lidhet fort me poezinë e revolucionit dhe atdheut, dashurisë, lirisë dhe romantizmit. Njihet si një nga autorët që ndikoi në përparimin e poezisë moderne arabe dhe futjen e simbolizmit në të. Për profesorin palestinez amerikan Edward Said, i Universitetit të Columbia-s në Nju Jork, Mahmoud Darwish është poeti më i shkëlqyer arab, me një famë të padiskutueshme në Palestinë dhe Izrael, vendi ku ai u rrit, por prej nga u largua në mërgim në vitin 1970.

Teksa po kthehesh në shtëpi, në shtëpinë tënde,
mendo për të tjerët.
(Mos i harro njerëzit e çadrave.)
Teksa je shtrirë për të fjetur dhe sakaq numëron yjet,
mendo për të tjerët.
(Ka nga ata që s’gjejnë një strehë për të fjetur.)
Teksa po e çliron veten me metafora,
mendo për të tjerët.
(Për ata që kanë humbur të drejtën e fjalës.)
Teksa po mendon për të tjerët, që janë të largët,
mendo për veten.
(Thuaj: Ah, të isha një qiri në errësirë.)