Zemër si boja

Autor:Cornelia Funke ISBN: 978-99943-0-219-2 Kolana: Përktheu: Elona MistrovicaNr. faqe: 472Viti i botimit: 2011 Çmimi: 1200 Lekë

“Zëri i saj magjik i kthen fjalët në kadife, në mëndafsh të vërtetë, në mish e në kockë.”

 

Nëse ke guxim, lexoje këtë libër me zë të lartë…

 

E keni menduar ndonjëherë që personazhet e një libri mund të bëhen realë?

 

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t’ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush? Shpejt e fshehta do të zbulohet: Moja, zëri i të cilit ka aftësinë e jashtëzakonshme që të përhapë jetë në libra, një natë mizore guxoi të lexonte një libër të vjetër, Zemër si boja, ndërsa një zotëri i lig me zemër të zezë, Bricjapi, u çlirua nga litarët e fjalëve dhe u shfaq në sallon. Po në të njëjtin çast fatal, ndodhi edhe diçka tjetër më e rëndë: gruaja e Mosë u zhduk përgjithmonë mes faqeve të librit. Ndërkaq, Bricjapi i pamëshirshëm kërkon prej Mo Gjuhëzanës që t’ia nënshtrojë dhuntinë e tij qëllimeve të veta djallëzore.

Megi gjendet e përfshirë në një vorbull ndodhish, gjatë të cilave përfytyrimi shndërrohet në realitet…

 

Cornelia Funke, shumë e njohur në Gjermani, e arriti famën botërore me librin Mbreti i hajdutëve dhe me trilogjinë që nis me romanin Zemër si boja. Ka lindur në vitin 1958, u diplomua në Hamburg për psikologji dhe më pas u specializua në ilustrimet për fëmijë, fushë ku punoi deri në çastin kur vendosi të bëhej edhe ajo vetë autore.

 

Trilogjia e Cornelia Funke-s, nga Shtëpia Botuese “Dudaj”:

  1. Zemër si boja
  2. Gjak si boja
  3. Vdekje si boja