Ylli i djallit

Autor:Jo Nesbø ISBN: 978-99943-0-585-8 Kolana: Nr. faqe: 452Përktheu: Agim DoksaniViti i botimit: 2019 Çmimi: 1200 Lekë

NJË NOIR TRALLISËS QË I MBAN LEXUESIT TË MBËRTHYER PAS LIBRIT DERI NË FAQEN E FUNDIT. NUK KE NGA IA MBAN.

Osloja është e shtrënguar në darën e një prej verave më përvëluese që mbahet mend në histori. Në një apartament të qendrës një grua e re dergjet e vdekur, në një pellg gjaku. Një gisht i është prerë nga dora e majtë dhe brenda qepallave i është fshehur një diamant i vockël pesëcepësh, ylli i djallit. Po atë çast, në një tjetër pikë të qytetit, Herri Holi dergjet në apartamentin e tij krejt i dehur. Gjithsesi, është pikërisht shefi i policisë, Bjarne Mølleri, që e detyron të dalë nga izolimi ku e ka futur veten. Nuk ka shumë personel në dispozicion, por, mbi të gjitha, dëshiron t’i japë Holit një mundësi të fundit.

“Tani për tani, autori norvegjez i krimit. Madje, tani për tani, autori i krimit, dhe pikë.” – THE NEW YORK TIMES BOOKS REVIEW

JO NESBØ ka shitur 30 milionë kopje të librave të tij në mbarë botën. Ndër këto përmendim: Lakuriqi i natës, Furrtaret, Gushëkuqi, Hakmarrja, Ylli i djallit, Leopardi, Fantazma, Policia, Etje – të gjithë pjesë e serisë tejet fatlume me protagonist detektivin Herri Hol dhe thrillerat Gjuetari i kokave, Gjak dhe dëborë, Dielli i mesnatës.