KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Yjet nuk janë të kuq
Fluturimi për në Nju-Jork na u duk pa mbarim, por unë isha zhytur në mendimet e mia, e dija nga vija e se ku shkoja; nga një gjysmëfamilje e ndarë me oqean në mes me gjysmën tjetër. Po shkoja te një gjysh që po vdiste, kur gjyshes sime të ëmbël nuk kisha mundur t’i qëndroja pranë në shtratin e vdekjes… Nëse gjyshi kishte ndjerë zhgënjimin e parë të madh kur partizanët ia dogjën kullën, a thua Pali nuk kishte filluar ta ndiente atë zhgënjim kur nënën e tij, motrën dhe vëllezërit ia mbanin në internim pas telave me gjemba, pa pasur asnjë faj? Pas arratisjes së babait dhe pothuajse të të gjithë burrave Melyshaj, a nuk kishte rënë tërmet në ndërgjegjen e tij? Drama e tij qe një dramë kreshnikësh…
Disa botime të tjera të autores:
- “Kafe ‘Shkodra’ e Nju-Jorkut”, tregime, 1999
- “Children of Kosova-Stories of Horror”,1999
- “Fundjavë në Hillsajd” – tregime e novela, 2000
- “Udhëtim në historinë e Amerikës”, 2003, ribotuar 2006, 2010
- “Yesterday I cut my hair”, poezi anglisht/shqip, 2006.
- “Ura mbi oqean”, tregime nga Amerika, 2008.
- “Magjia e një zëri”, tregime, 2009
- “Ka gjithmonë diku”, poezi, 2010
- “Vjehërr amerikane”, novelë, 2010