Xhungël buzëkuqësh

Autor:Candace Bushnell ISBN: 978-99943-0-198-0 Kolana: Nr. faqe: 472Përktheu: Aida BaroViti i botimit: 2011 Çmimi: 1000 Lekë

Bestseller nga autorja e librit “Seksi dhe qyteti”

Për këdo që është dikush në Nju-Jork, Viktori Fordi, Uendi Heili dhe Niko O’Nilli po ngjiten lart e më lart. Ato përfaqësojnë fytyrën e bukur të suksesit në këtë qytet. Viktoria është stilistja e re më e mirë e kohëve të fundit; Uendi, presidentja e kompanisë kinematografike Parador Pictures, ka tre fëmijë të mrekullueshëm dhe përgatitet të korrë sukses të jashtëzakonshëm me filmin e radhës; Nikoja është kryeredaktore e revistës Bonfire, që vlerësohet nga të gjithë si bibla e modës në qytet. Në sytë e botës, ato kanë arritur majat e suksesit.

Por, nga këndvështrimi i Viktorias, Uendit dhe Nikos, punët duken krejt ndryshe. Nikoja ndihet fajtore për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore me një model të brendshmesh; koleksioni i fundit i Viktorias dështoi; martesa dymbëdhjetëvjeçare e Uendit me bashkëshortin e saj po shkatërrohet.

Sypatrembura, zbavitëse dhe me dobësitë e tyre, heroinat e reja të Candance Bushnell janë të parezistueshme. Teksa autorja i ndjek heroinat nëpër fushat e minuara të punës, dashurisë, jetës dhe në majat e suksesit, ajo na jep një mësim të madh zbavitjeje: se si duhet t’i bësh ballë jetës dhe të vazhdosh të qeshësh në qytetin më të vështirë të planetit. Mirë se vini në botën e tyre – një xhungël buzëkuqësh.