KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë163
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane206
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi36
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Vetmia e numrave prim
Aliçja është shtatë vjeçe dhe e urren shkollën e skive, por i ati e detyron të shkojë. Është një ditë me mjegull të dendur, ajo ka ftohtë dhe qumështi që ka pirë për mëngjes i rëndon në stomak. Lart, në vendndalimin e teleferikut, ajo ndahet nga shokët dhe, e fshehur në borë, urinon në mbathje. Nga turpi që ndien, vendos të zbresë e vetme në luginë, por përfundon jashtë pistës dhe thyen njërën këmbë. Mbetet vetëm, e paaftë, rënë në fund të një hendeku të mbushur me borë…
Matia është një çunak inteligjent me një binjake të metë nga mendja, Mikelën. Prania e vazhdueshme e së motrës e bën Matian të ndihet i poshtëruar para bashkëmoshatarëve të tij. Kësisoj, kur një shok i klasës i fton për herë të parë në një festë ditëlindjeje, Matia vendos ta lërë Mikelën në park, duke i premtuar se do të kthehej shpejt tek ajo.
Këto dy episode të fillimit, me pasojat e tyre të pariparueshme, janë damka të vulosura me zjarr në jetën e Aliçes dhe të Matias gjatë periudhës së adoleshencës, rinisë e pastaj edhe të pjekurisë. Ekzistencat e tyre, kaq thellësisht të shënjuara, do të kryqëzohen me njëra-tjetrën dhe dy protagonistët do të zbulojnë se janë të lidhur ngushtë midis tyre e në të njëjtën kohë krejtësisht të ndarë. Ashtu si dy numra prim, të ndarë nga një numër i vetëm çift, të afërt me njëri-tjetrin, por jo mjaftueshëm sa për t’u takuar përnjëmend.
Paolo Giordano prek me vështrim të qartë e të thellë një temë therëse për sa u takon ndërlikimeve emocionale. Ai u dhuron lexuesve një roman që është në gjendje të të shkundullojë me mënyrën e ndërthurjes së çasteve të tensionit të ashpër e të pamëshirshëm në skenat më të rralla e më emocionuese, mbushur plot dhembshuri të pikëlluar dhe shpresë këmbëngulëse.