KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë54
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 21
Vendi i babait
Historia e një burri-në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kinkaleri në një qytet të një province normande-gjithë kjo e rrëfyer me një precision kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe shkruan për prindërit e saj duke kërkuar tani një gjuhë të përbashkët, por të pamundur. Një shkrim i tendosur, pa asnjë shkarje, me një thjeshtësi të rafinuar duke e bërë çdo fjalë të vetme të shndërrohet në një thikë të mprehtë. “Vendi i babait” është një roman autobiografik që ia del mrekullisht, me qëllimin më ambicioz dhe fisnik të letërsisë: atë të dhënies së një eksperience personale një dimension universal, e cila na flet të gjithëve ne.
ANNIE ERNAUX u lind në Lillebonne, më 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze. Librat e saj studiohen dhe botohen në të gjithë botën. Për botuesin e saj Gallimard, vepra e saj është e shenjtë, arsye për të cilën ia ka përmbledhur në një vëllim të
gjitha shkrimet kryesore, nën kolanën prestigjioze Quarto. Në librat e saj ajo ka zbuluar një metodë të re dhe mundësinë që të jep autobiografia për të transformuar rrëfimin e jetës sate në një instrument hetimi social, politik dhe ekzistencial. Konsiderohet një klasike bashkëkohore dhe adhurohet nga breza të tërë lexuesish dhe studentësh.
Nga Shtëpia Botuese Dudaj – libra të tjerë të Annie Ernaux:
“Pasion i thjeshtë”, “Vitet”, “Kujtime vajze”.