Tregimtarë të gjuhës gjermane pas 1945-s

Autor:Ardian KlosiJurgen Rohling ISBN: 9789994371884 Kolana: Gjinia: Përktheu: Grup autorëshViti i botimit: 2008 Çmimi: 1500 Lekë

Kjo antologji e tregimtarëve gjermanë sjell për lexuesin shkrimtarët e mëdhenj gjermanë të periudhës 1900-1945. Autorët e përzgjedhur janë ata autorë të cilët për një kohë të gjatë u censuruan nga regjimi social-komunist, duke i lënë jashtë njohjes nga lexuesi shqiptar përmes përkthimeve të veprave të tyre. Një pjesë e vogël e tyre arritën të bëheshin të njohur në Shqipërinë e para viteve 90, e kjo falë kontributit të shqipëruesit Robert Shvartz. Të tjerët, lexuesi i njohu pak. Të gjithë këta autorë, të cilët janë përmbledhur si në vëllimin e parë, ashtu edhe në të dytin, janë një shkollë më vete për sa i përket mjeshtërisë së tregimit, zbulimit të realiteteve të reja, e njëkohësisht edhe për të zbuluar psikologjinë njerëzore. Tregimet e përfshira në këtë antologji janë përkthyer nga Afrim Koçi, Ardian Klosi, Adhurim Lako, Lindita Arapi, Sonila Sadikaj, Jonila Godole dhe Doreida Kafexhiu.