Tomas Nevinsoni

Autor:Javier Marías ISBN: 978-99943-072-27 Kolana: , Gjinia: Nr. faqe: 652Përktheu: Bashkim ShehuViti i botimit: 2024 Çmimi: 1800 Lekë

Tomas Nevinsoni, i shoqi i Berta Islës, bie sërish pre e joshjes për t’u kthyer në shërbimet sekrete, pasi kishte dalë: i propozohet të shkojë në një qytet në veri-perëndim të Spanjës për të identifikuar një person, i cili dhjetë vjet më parë kishte marrë pjesë në disa atentate të IRA-s dhe ETA-s. “Unë jam edukuar me të vjetrën, dhe asnjëherë nuk ma merrte mendja se një ditë prej ditësh do të më urdhëronin të vrisja një grua.”

Një roman “ironik, komik, i egër, romantik” (Babelia), Tomas Nevinsoni është një refleksion mbi kufijtë e asaj çka është e lejueshme të bësh, mbi njollën që përherë shoqëron vullnetin për të shmangur të keqen më të madhe e mbi të gjitha mbi vështirësinë për ta përcaktuar se cila do të jetë ajo e keqe. Me histori reale të terrorizmit europian në sfond, Tomas Nevinsoni është historia e një njeriu, të cilit i ka ndodhur gjithçka e në dukje nuk ka se ç’t’i ndodhë tjetër. Por, derisa jeta të mbarojë, gjithçka mund të ndodhë…

“Tomas Nevinsoni është romani më i mirë i Javier Marias-it”.
El Pais

“Do të doja të isha në vendin e një njeriu që nuk e ka lexuar ende romanin më të fundit të Javier Marias-it dhe është duke e pritur përpara një rafti librash. Çfarë feste po të pret!”
The Objective

Libra të tjerë në gjuhën shqipe nga Javier Marías: “Nesër në betejë mendo për mua”, “Një zemër kaq e bardhë”, “Ashtu si dashuritë”, “Berta Isla”.