Toka nën këmbë

Autor:Jetë Zhitia ISBN: 978-99943-0-646-6 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 140Përktheu: Bislim ElshaniViti i botimit: 2021 Çmimi: 600 Lekë

“Për të fundit herë shkërmoq dheun ndër duar dhe e derdh përtokë. Ngrihem dhe i kthej shpinën diellit, i cili qëndron ende i fshehur mes reve. Ndiej ngrohtësinë e një bote që nuk mund ta shoh me sy. Buzëqeshja nuk do të zhduket më kurrë nga kjo copë toke. Ajo për çfarë ia vlen të vdesësh, ia vlen të mbushet me jetë”.

Udhëtimi për të gjetur një jetë të vërtetë e shtyn vajzën shqiptare, lindur në Prishtinë, drejt Shqipërisë. “Sepse Shqipëria ekzistonte dhe, sidoqoftë, më përfaqësonte. Me një fjalë, kishte një pavarësi legjitime. Kosova ende jo”.
Për herë të parë ndihet si qenie shoqërore, si pjesë e një diçkaje më të madhe dhe gjen forcën të përballet me kujtimet, të cilat në fillim i krijuan njëfarë urrejtjeje për prejardhjen e vet. Toka shqiptare e ndihmon ta shndërrojë frikën, urrejtjen dhe dhimbjen në shpresë dhe gjallëri.