KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë172
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane49
- Letërsi Europiane210
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi38
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Të kesh gjithçka
Ku do të doje të ishe me një milion euro më shumë dhe disa vite më pak? Një bir, kthimi në shtëpi, ndeshja finale me familjen. Dhe ai fiksim që e vë kahershëm në lëvizje: jeta nuk është të kesh më shumë, por të rrezikosh për të pasur gjithçka. Një roman fort i nderë dhe i thellë rreth pasioneve që na mbajnë gjallë, rreth dashurive që nuk harrohen kurrë, rreth atyre që shkruajnë fatin e vet duke ndezur flakë shpirtin. Rreth etërve dhe trashëgimive të tyre të fshehura. Pulëbardhat në Rimini nuk këlthasin kurrë. Në asnjë stinë të vitit, as kur Sandroja kthehet në shtëpi pas jetesës në Milano, dhe gjen të atin më kokëfortë se kurrë. As kur muajt kalojnë dhe ai vëren se ka mbetur aty me të, për t’u përballur me ndeshjen e tyre më të madhe, duke luajtur një lojë të vjetër: Ku do të doje të ishe me një milion euro më shumë dhe shumë vite më pak mbi shpinë?
Në rini të vet Nando Pagliarani kishte gjoksin e një notari dhe një fat të ndërprerë në mes. Kishte punuar në autobusët turistikë, kishte qenë punonjës hekurudhe, kishte pasur në zotërim bar America, por i vetmi zë që duhet të jetë në dokumentin e tij të identitetit është: kërcimtar.
Sepse ai dhe e shoqja kishin kërcyer si shejtanë, në tërë konkurset e rivierës romanjole. Kërcenin për të fituar.
Edhe Sandros i pëlqente të fitonte, ishte një sëmundje e familjes. Por kërcimi i tij ishte i rrezikshëm. Herët e para në tryezën e bixhozit ishte ai preja që duhej shpupluar, pastaj u bë buzëqumështi që ta bënte proçkën.
E sigurt ishte që dikur kishte një punë fikse dhe planifikonte një të ardhme me Xhulian.
Marco Missiroli nënshkruan romanin e tij më të fuqishëm dhe të pjekur, duke treguar ethet e një burri të ri plot hove e cene, të një qyteti province që jeton bujshëm vetëm një stinë të vitit, të një familjeje të zhuritur nga dashuria dhe dëshira e zjarrtë.





