KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Tazmania
“Nëse do të më duhet të zgjidhja, Tazmania do të ishte zgjedhja ime. Ka rezerva të mira uji të ëmbël, ndodhet në
një shtet demokratik dhe s’mban grabitqarë që gjuajnë njerëz në gjirin e vet.
Nuk është shumë i vogël, por gjithsesi ishull është, pra mund të mbrohet lehtë. Sepse do të na duhet të
mbrohemi, më besoni”.
Tazmania është një roman mbi të ardhmen. Të ardhmen që dëshirojmë dhe së cilës i druhemi, atë që s’do ta
kemi, që mund ta ndryshojmë, që po ndërtojmë.
Frika dhe befasimi nga humbja e kontrollit janë ndjenja të kohës sonë, dhe zëri i ngrohtë i Paolo Giordano-s di
ta tregojë si askush tjetër. E gjejmë veten të gjithë në këtë roman kaq të ndjeshëm, të gjallë, bashkëkohor. Sepse
secili kërkon Tazmaninë e tij: një vend në të cilin, thjesht, është e mundur të shpëtosh veten.
Ka çaste kur gjithçka ndryshon. Ndodh diçka, si një kërcitje gishtërinjsh, dhe lumi ku jemi kredhur kaherë nis të
rrjedhë në një tjetër drejtim. E quajnë krizë.
Personazhi kryesor i këtij romani është një burrë i ri i vëmendshëm dhe regëtitës, mendonte se shkenca do t’i
jepte tërë përgjigjet, por e gjen veten para një muri pyetjesh. Me të është Lorenca që di të presë, Noveli që
studion formën e reve, Karoli që ka gjetur Zotin që s’po e kërkonte. Kurcia e trazuar, Xhulioja që nuk di si t’i
flasë të birit. Kriza për të cilën tregon ky roman nuk është vetëm e një çifti, ndoshta është ajo e një brezi, pa
dyshim kriza e botës që njohim – dhe e planetit tonë.
Magjia e “Tazmania”, forca me të cilën na thërret në çdo faqe, është përthyerja natyrale mes asaj që ndodh
jashtë dhe brenda nesh.
Dhe kështu, deri edhe fantazma e bombës atomike, që personazhi kryesor e studion dhe rindërton, bëhet një
ekzorcizëm: apokalipsi qëndron në këtë përpëlitjen tonë, në lëvizjet e pakontrolluara të zemrës.
Libra të tjerë të Paolo Giordano-s nga shtëpia botuese “Dudaj”: Vetmia e numrave prim (Çmimi “Strega” dhe
Çmimi “Campiello” Vepra e Parë), “Trupi i njeriut”, “Si përhapet pandemia”.