Shpirtra vetmitare

Autor:Kent Haruf ISBN: 978-99943-0-666-4 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 188Përktheu: Suela KerxhaliuViti i botimit: 2022 Çmimi: 1000 Lekë

“Ajo çka e bën subjektin e Haruf-it të dallojë nga të tjerët është beteja e dinjitetit njerëzor dhe delikatesës kundër shpirtvogëlsisë dhe vulgaritetit. Ai kishte dhuntinë e rrallë që ta kthente këtë dinjitet në një subjekt prekës.

Ky roman mbështetet në idenë kryeneçe se, në të vërtetë, gjërat e thjeshta janë të thella dhe, përmes këtyre faqeve, lexuesit do të gjejnë shumë thellësi për të cilën, në fund, do të jenë mirënjohës.”  – The New York Book Review

“I drejtpërdrejtë, shpeshherë i ashpër, me një humor të hollë që mbart të vërteta kokëforta. Ky roman mbyll karrierën e një shkrimtari elegant, të paepur dhe që kulmin e arriti në fund të saj.” – The Seattle Times

”Kjo historia e Haruf-it i jep dritë dinjitetit të thjeshtë njerëzor, atij pa zhurmë, të përnjëmendtë, por, nga ana tjetër, ai e di shumë mirë se edhe jetët njerëzore më të qeta në dukje janë më të trazuara e të ngatërruara kur i prek nga afër… Ky roman është një lamtumirë e thënë me fjalët e njerëzve të zakonshëm.” – The Post and Courier, Çarleston (Karolinë e Jugut)

 

“Arsenalit të tij i shtohet edhe një vepër tjetër e mrekullueshme. Një roman i vogël, por i rrjedhshëm; herë dëshpërues e herë i ëmbël, por që të ngjall shpresa për jetën.” – The Free- Lance Star

Kent Haruf-i është autori i gjashtë romaneve. Është nderuar me çmimet e Whitining Foundation Writers, the Mountains and Plains Booksellers, the Wallace Stegner, si dhe ka marrë një nderim të veçantë nga the PEN/Hemingway Foundation. Ai ishte gjithashtu finalist për çmimin e National Book, Los Angeles Times Book dhe New Yorker Book. Haruf-i vdiq në vitin 2014, në moshën shtatëdhjetenjëvjeçare.